Në bashkebisedim me qytetaret ne rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj miratimit me 85 vota të hartës së re territoriale, duke akuzuar deputetët e mazhorancës për interesa kriminale dhe shantazh politik.
Kreu i PD-së, kundërshtoi argumentet e deputetëve të shumicës për numrin e banorëve që do të përfaqësohen nga njësitë e reja vendore.
Të lidhura
None found
“Ju dëgjuat deputetët e krimit që kanë vetëm interesa kriminale, sesi mashtronin se ne kemi vendosur një bashki për 13 mijë banorë. Sukthi, Manza, Ishmi kanë 105 mijë banorë, por këto janë asgjësuar. Me hartën tonë ekzistonin të gjitha. Ajo që mbetet e pashlyeshme nga memoria e qytetarit ishte fakti sesi këta deputetë të krimit, pengje të vilave dhe bizneseve të tyre, u rreshtuan njëri pas tjetrit, u poshtëruan dhe u shantazhuan dhe në fund votuan për padronin e tyre”, tha Berisha.
Ai paralajmëroi se PD do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kundërshtuar vendimin.
“PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, por paralajmëron se në narko shtet rruga ligjor është falsitet. Narko qeveria nuk lejon referendumet, megjithatë ne do përdorim cdo mjet ligjor kundër këtij akti”, deklaroi kreu i demokrateve.







