Deputeti i PD, teksa ishte i ftuar në News24, Klevis Balliu, ka ironizuar dy deputetët e PS, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, që edhe pse u shprehën hapur kundër reformës territoriale votuan pro në Parlament.
Ai deklaroi se me më shumë dinjitet u tregua Zegjine Çaushi, e cila nuk del kundër partisë, sesa ata që dalin kundër, por në fund zbatojnë urdhrat.
Të lidhura
None found
Balliu tha se kryeministri Edi Rama, u ka kërkuar deputetëve socialistë të shprehin mendimet e tyre, por më pas të votojnë sipas qëndrimit të grupit parlamentar.
“Më me standard dhe dinjitet doli Zegjineja, sepse Braçe me Spiropalin. Zegjineja nuk pretendon se është opozitare, ajo thotë që unë jam ushtare e partisë, ca të thotë partia. E sinqertë. Po del Spiropali, bën një fjalim me një patos, dhe tak votën. Del Erion Braçe tër tër ka dy javë do bëj kështu e ashtu, dhe ato skenat komike që ulë kokën që tregon si më detyruan mua. Ca pistoletën në kokë i vunë atij?! Kush të detyroi zotëri?! Ca i thanë atij, do dalësh nga grupi i thanë? Po ti je deputeti i qytetarëve, për interesin e qytetarëve. Divjaka e ka mbajtur atë 30 vjet. Ata i kërkuan na lini këtu ku jemi. Rama i tha fol ca ke për të folur ato budallaqet, pastaj ik voto. I tha që do dilni nga grupi”, tha Balliu.
Deputeti demokrat ironizoi socialistët që bëjnë si zë ndryshe në PS, duke sjellë edhe shembullin e Belinda Ballukut, për të cilën socialistët votuan që mos ti hiqet imuniteti.
“Zegjineja, nga pikëpamja morale, është më e pastër. Këta të bëjnë dhe dëngla, bëjnë si disidentë. Zëri ndryshe në PS. Këtë gjë bëri dhe me Belindën, foli e foli për korrupsionin dhe shkoi e mbrojti. Këta i ka fshirë në ndonjë vend. Bëri gam-gam nja dy herë Spiropali, i shkuan Tatimet burrit te biznesi. Tak, u tërhoq ajo. Këta nuk kanë lidhje me shtetin, por me vjedhjet. Ndaj thirrja e qytetarëve ‘nuk na përfaqësoni’ është shumë e bukur”, u shpreh Balliu.






