Qytetarët frikë nga pushteti dhe Tatimet/ Saimir Korreshi: Institucione që shkojnë si taksidarë, është ngritur një sistem hajdutërie

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka deklaruar se frika më e madhe e qytetarëve nuk lidhet me policinë, por me institucionet shtetërore, si Tatimet që sipas tij, ushtrojnë presion ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

Në një lidhje për News24, ai kritikoi mënyrën se si funksionojnë institucionet, duke i akuzuar për arrogancë.

Të lidhura

None found

Korreshi u shpreh se është ngritur një sistem hajdutërie që lejon abuzimet dhe më pas përdoret për të ushtruar shantazh.

“Për mua nuk është frika e policisë, sesa frika nga pushteti, frika nga tatimet, AKU etj. Të gjitha këto institucione qe vene si taksidarë, si arrogantë që i thonë ckeni ju, se aty di jenë shërbimet, do të jenë shërbime, do t’ju shfarosim. Këta kanë ngritur një sistem hajdutërie që i lënë që të vjedhin, pastaj kur i bie bilbilit ai i madhi i ka të gjithë të shantazhueshëm. Kjo më tremb më shumë. Nuk besoj se qytetarët kanë frikë nga një polic”, tha ndër të tjera Korreshi.

Po ashtu Korreshi komentoi miratimin në Kuvend të reformës së re territoriale, e cila u votua me 85 vota pro nga mazhoranca.

Deputeti demokrat e cilësoi votimin si “vdekje të demokracisë”, duke akuzuar deputetët që mbështetën nismën se nuk morën parasysh zërin e qytetarëve, veçanërisht të banorëve të qarkut të Fierit, Divjakës, Patosit dhe 13 bashkive të tjera që preken nga reforma.


Shtuar më 10.10.2026 10:22