Një vajzë e re në Prishtinë ka kërcënuar se do i jepte fund jetës nga tarraca e një hoteli duke pretenduar të hidhet nga lartësia.
Në pamjet e publikuara nga mediet kosovare, vajza shihet në majë të hotelit 5 katësh teksa nuk dihen arsyet që e kanë çuar të ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Lidhur me ngjarjen policia ka thënë se rasti ka kaluar pa incidente dhe se vajza tani është e sigurt.