Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se protesta e zhvilluar një ditë më parë ishte një reagim i domosdoshëm. Ai kritikoi reformën territoriale, duke e cilësuar heqjen e statusit ose riorganizimin e Bashkisë së Divjakës si një “ekzekutim” që, sipas tij, nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik apo kulturor.

Duke folur për aksionin opozitar, Balliu tha se deputetët e rinj shfaqin më shumë pasion në angazhimin e tyre dhe se mbështesin veprimet e qytetarëve.

Të lidhura

None found

“Ne të rinjtë jemi pak më pasionantë se kolegët me më shumë eksperiencë. Ndoshta një shpërthim dhe një veprimtari e tillë duhej të vinte nga dikush më i ri, jo nga një person që ka 20 vite në parlament. Vazhd­oj të mendoj se, pavarësisht nëse dikujt mund t’i duket i tepruar apo jo, reagimi ndaj Edi Ramës atë ditë ishte i domosdoshëm. Ishte e vetmja mënyrë për t’i hequr maskën e një njeriu që po e trajtonte këtë vend si shaka dhe po e drejtonte drejt greminës. Për këtë arsye, mendoj se ishte një reagim i duhur, megjithëse aksioni ynë opozitar ka ende hapësirë për përmirësim”, u shpreh ai.


Shtuar më 9.10.2026 23:14