“Qeveri e krimit”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 121 të protestës

Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 121-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë.

Gjatë lëvizjes, protestuesit kanë hedhur slogane si “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama”.

Të lidhura

None found

Marshimi pritet të përfundojë përballë Kryeministrisë, ku aktivistët do t’u drejtohen të pranishmëve përmes fjalimeve.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë për përfshirje në krim dhe korrupsion, ndërsa kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij.