Sivasspor po dominon me rezultatin 4-0 ndaj Pendiksporit, në përballjen e vlefshme për javën e 9-të të Ligës së Parë turke.
Të lidhura
None found
Rey Manaj e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21-të, ndërsa në pjesën e dytë sulmuesi shqiptar realizoi edhe golin e tij të dytë personal, këtë herë në minutën e 55-të.
Vetëm tetë minuta më pas, në të 63-tën, Manaj u shndërrua në asistues, duke i dhënë mundësinë Valon Ethemit, ish-lojtarit të Kukësit, të shënonte dhe të vuloste fitoren e vendasve.
Me dopietën e realizuar, Manaj arrin në kuotën e 8 golave këtë sezon, ndërsa ka regjistruar edhe 3 asiste.





