Presidentja e Republikës së Kosovës dhe Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Justina Shiroka Pula, zhvilloi një takim me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e përgëzoi për fillimin e detyrës.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës u trajtuan zhvillimet e fundit në sektorin e sigurisë, si dhe nevoja për vijimin e përpjekjeve në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së.
Ky angazhim synon që Forca e Sigurisë së Kosovës të përmbushë misionin e saj të përcaktuar me Kushtetutë.
Presidentja Shiroka Pula vuri në dukje rëndësinë e FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.







