Kongresisti amerikan Gregory Meeks theksoi se Kosova duhet të vijojë ruajtjen e lidhjeve të ngushta me SHBA-në, ndërsa shprehu mbështetje për integrimin e saj në institucionet euroatlantike.
Të lidhura
None found
Këtë qëndrim ai e bëri të ditur gjatë një takimi me përfaqësues të Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane (AARC).
Sipas një njoftimi të publikuar nga AARC në Facebook, diskutimet u përqendruan te Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe qasja e politikës amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor.
Në njoftim thuhet se Meeks, i cili mban postin e anëtarit të lartë të pakicës në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, rikonfirmoi përkrahjen për procesin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për thellimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.






