Sistemi “Safe City” nis të hënën zbatimin edhe në rajonin e Ohrit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se, duke nisur nga e hëna, 12.10.2026, sistemi i monitorimit të trafikut “Safe City” do të vihet në përdorim edhe në zonën që mbulon SPB Ohër.

Të lidhura

None found

Aktivizimi i kamerave do të bëhet pasi kanë përfunduar verifikimet teknike dhe testimet e fundit në segmentet rrugore të këtij rajoni.

Sipas MPB-së, funksionalizimi i sistemit synon të forcojë mbikëqyrjen e trafikut në mënyrë të vazhdueshme, të evidentojë më shpejt shkeljet rrugore, të ndikojë në respektimin më të madh të rregullave dhe të rrisë sigurinë në rrugë.

Ministria u kërkon drejtuesve të automjeteve të zbatojnë me përgjegjshmëri rregullat dhe dispozitat e trafikut, duke kontribuar kështu në një qarkullim më të sigurt.


Shtuar më 9.10.2026 14:23