Antero Lopes zhvillon takim me kryetarin e Listës Serbe

Shefi i ri i misionit të EULEX-it, Antero Lopes, u takua sot me Zlatan Elekun, kryetar i Listës Serbe.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u trajtuan tema që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë, raportoi KosovaPress.

Lopes rikonfirmoi angazhimin e EULEX-it për të mbështetur sigurinë dhe të drejtat e njeriut të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Në një postim në X, ai shkroi se takimi njohës u zhvillua me Elekun dhe ekipin e tij, me të cilët diskutoi çështje të sundimit të ligjit. Lopes shtoi se rikonfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të Misionit për sigurinë dhe të drejtat e njeriut të të gjitha komuniteteve në Kosovë.


Shtuar më 8.10.2026 17:56