Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, është vlerësuar me Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026. Carson, 76 vjeç, njihet për veprat që shpesh kalojnë kufijtë midis poezisë, prozës dhe shkencës.
Komiteti i Çmimit Nobel, tha se e kishte zgjedhur poeten “për veprën e saj të guximshme dhe shpikëse që, në dialog të gjallë me traditën klasike, ka krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore”.
Të lidhura
None found
Çmimi Nobel, konsiderohet si çmimi më prestigjioz në letërsinë globale, me fituesin që merr 12 milionë krona suedeze (1.2 milionë dollarë).
Ingrid Carlberg, sekretare e përhershme e Akademisë Suedeze, tha se ia kishte dhënë lajmin Carsonit në telefon pak para njoftimit publik.
“Ajo pati kohë të më thoshte se, për momentin, është në Islandë, ku po dëgjon erën. Ajo u habit, por shumë e lumtur. Mund ta dëgjoja këtë në zërin e saj”, tha ajo.
BREAKING NEWS
The 2026 #NobelPrize in Literature is awarded to the Canadian author Anne Carson, “for her bold and inventive oeuvre that, in playful dialogue with the classical tradition, has created new forms for contemporary literature.” https://t.co/YRvlRghlGG— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 8, 2026






