Tahiri i AAK-së: Kufizimi për Specialen nuk e shfuqizon institucionin, por synon ta përmirësojë

Besnik Tahiri, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deklaroi se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e shuan këtë institucion. Sipas tij, synimi është përmirësimi i tij dhe vendosja e drejtësisë.

Të lidhura

None found

Duke komentuar ndryshimet e miratuara në Kuvendin e Kosovës dhe reagimet e ndërkombëtarëve, Tahiri tha se kufizimi lidhet me të drejtën e institucionit legjislativ.

Tahiri për Ligjin për Specialen: Vendimi është i plotfuqishëm

“Ajo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është mjaft e thjeshtë: u ndryshua një ligj pas shumë dështimeve, jo vetëm gjatë procesit gjashtëvjeçar, por edhe lidhur me aspektin dhe qëllimin prej të cilit ishte distancuar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ai nuk e shfuqizon institucionin, por e përmirëson atë, pasi synon të sjellë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm dhe Kosova vazhdon rrugëtimin e saj, bashkë me synimet institucionale e politike”, u shpreh Tahiri.