Afërsisht 20 minatorë kanë mundur të largohen nga miniera e Trepçës, ndërsa më shumë se 40 të tjerë ende ndodhen të ngujuar në nëntokë.
Të lidhura
None found
Numri i përgjithshëm i minatorëve të bllokuar ishte 63, pasi trafoja kryesore e horizontit është përfshirë nga zjarri.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e minatorëve paraqitet e mirë.
Ndërkohë, ekipet përgjegjëse po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të mundësuar nxjerrjen edhe të minatorëve që kanë mbetur brenda.



