Nis dalja e minatorëve të parë të bllokuar në Trepçë

Katër minatorë kanë dalë përmes shkallëve emergjente, ndërsa grupi i parë i të ngujuarve ka filluar të largohet nga miniera, pavarësisht se furnizimi me energji elektrike ende nuk është rikthyer.

Të lidhura

None found

Burime brenda minierës i kanë thënë kp se në fillim 63 minatorë kanë mbetur të bllokuar në horizontin 11 të minierës.

Deri tani nuk është bërë i ditur numri i saktë i minatorëve që kanë arritur të dalin.

Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që evakuimi të kryhet nëpërmjet shkallëve emergjente. Në këtë mënyrë po largohen fillimisht minatorët me gjendje më të mirë fizike, ndërsa për gjendjen e tyre shëndetësore ende nuk ka të dhëna të plota.

Të gjitha ekipet mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe janë të përgatitura për të ndërhyrë, si dhe për të dhënë ndihmën e parë nëse do të jetë e nevojshme.


Shtuar më 7.10.2026 23:55