Malisheva i ofron Pep Guardiolës kontratë zyrtare, paga dhe bonuset mund të kalojnë 1 milion euro

Pas largimit të Thomas Bradrit nga Malisheva për t’iu bashkuar futbollit në Arabinë Saudite, klubi i Superligës së Kosovës ka bërë një lëvizje të bujshme duke synuar Pep Guardiolën.

Të lidhura

None found

Siç raporton mediumi kosovar “IndeksOnline”, zëvendëspresidenti i Malishevës, Afrim Bytyqi, i ka përcjellë trajnerit spanjoll një ofertë zyrtare me të gjitha kushtet e propozuara.

Kontrata parashikon një pagë vjetore prej 650 mijë eurosh bruto, ndërsa marrëveshja përfshin edhe bonuse të lidhura me rezultatet e ekipit.

Nëse Malisheva shpallet kampione e Superligës së Kosovës, Guardiola do të përfitojë një bonus shtesë prej 100 mijë eurosh. Për kualifikimin në Champions League është parashikuar shpërblim prej 300 mijë eurosh, ndërsa pjesëmarrja në Europa League do të sillte 200 mijë euro dhe ajo në Conference League 100 mijë euro.

Me realizimin e skenarit më pozitiv, të ardhurat bruto të Pep Guardiolës do të arrinin në 1.05 milionë euro. Pas mbylljes së sezonit 2025-2026, tekniku spanjoll ndodhet me pushime dhe ende nuk ka një informacion konkret nëse do të rikthehet në drejtimin e një klubi apo kombëtareje.


Shtuar më 7.10.2026 21:58