Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, deklaroi në emisionin “Oponencë” në News24 se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë politik, ndërsa protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 130-të.
Gjatë bisedës, Qori solli Kosovën si një model të qeverisjes dhe argumentoi se sistemi aktual politik në Shqipëri duhet të shembet.
Të lidhura
None found
Sipas tij, fakti që Kosova drejtohet nga një kryeministër që nuk është i korruptuar përbën një shembull që duhet ndjekur edhe nga Shqipëria.
Arlind Qori: Kosova dëshmon se është e mundur të kemi një kryeministër që nuk është hajdut.
“Z. Kurti nuk është i korruptuar dhe kjo është një e dhënë pozitive. Shqipërisë i duhet një forcë politike që të vendosë parimet morale mbi interesat e ideologjisë partiake. Ky sistem i vjetër duhet të shkërmoqet dhe Kosova duhet të shërbejë si pikë referimi për ne”, u shpreh ai.
Qori akuzoi Edi Ramën se i etiketon protestuesit si “grekë”, “serbë” apo “iranianë”. Ai tha se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit vijon prej 130 ditësh, ndërsa Rama vazhdon të deklarojë se qytetarëve nuk duhet t’u shkojë ndërmend një dorëheqje e tillë. Sipas Qorit, kryeministri shqiptar vijon të mbajë një mentalitet të vjetër.







