Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026.
Të lidhura
None found
Rishikimi i planit buxhetor lidhet me përshtatjen e të ardhurave dhe shpenzimeve, pas ndikimit fiskal të masave të ndërmarra për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset. Këto masa përfshijnë uljen e akcizës dhe të TVSH-së për karburantet.
Sipas projektndryshimeve, të ardhurat e përgjithshme pritet të arrijnë në 374.2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet parashikohen në 420.5 miliardë denarë. Deficiti buxhetor nuk ndryshon dhe mbetet në të njëjtin nivel.
Ndryshimet synojnë të garantojnë qëndrueshmërinë e financave publike, vijimin normal të punës së institucioneve, zbatimin e programeve të planifikuara dhe shlyerjen në kohë të të gjitha detyrimeve.
Pas miratimit nga Qeveria, propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit do t’i përcillet Kuvendit, ku do të shqyrtohet dhe do të hidhet për miratim të mëtejshëm.







