Qytetarët dalin në protestën e 130 kundër qeverisë

Protesta e 130 kundër qeverisë është zhvilluar edhe këtë 7 tetor.

Pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, protestuesit janë nisur në marshim drejt godinës së Kryeministrisë.

Të lidhura

None found

Mesazhi kryesor i qytetarëve vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë që ai drejton.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu krijimin e një qeverie teknike.

Më 8 tetor pritet përballje e fortë në parlament, ndërsa jashtë Kuvendit janë paralajmëruar protesta.

Seanca parlamentare pritet të shqyrtojë projektligjin për reformën territoriale, i cili parashikon heqjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me njësi më të mëdha. Sipas qytetarëve, kjo reformë do të nxisë shpopullimin.