“Menaxhuam rezultatin”/ Maran te Kombëtarja: Shpendi në stol? Manaj po shënon shumë gola në Turqi

Trajneri Rolando Maran, foli në konferencë për shtyp, pasi Shqipëria mposhti San Marinon me rezultatin 2-1. Tekniku i Kombëtares u pyet për Kristian Shpendin, i cili edhe pse po shkëlqen në Itali, nuk mori asnjë minutë në tri ndeshje të Ligës së Kombeve.

“Në fakt nuk besoj se ka ndeshje dhe kundërshtarë të thjesht. Praktikisht, ndaj skuadrave të tilla që nuk janë ndonjë shqetësim të madh në parim, ndonjëherë nuk jemi shumë të zotë për t’i përballur. Ndaj Bjellorusisë dhe Finlandës mendoj që kemi bërë ndeshje shumë të fortë dhe jemi sforcuar shumë, ndërkohë ndaj San Marinos të dyja ndeshjet kanë qenë rreth menaxhimit të rezultatit. Ne nuk duhet të jemi një skuadër e tillë që menaxhon rezultatin, por duhet të jemi skuadër që lufton dhe do të krijojë raste dhe të shënojë më tepër gola. Në pjesën e parë mund të kishim shënuar të paktën 3 gola sepse kishim pasur disa raste. Dhe qasja në këtë rast ishte pothuajse në ndeshjen e kaluar me San Marinon. Mendoj se San Marino ka bërë një ndeshje të mirë. Iu qasën mirë ndeshjes, arritën të shënojnë gol dhe më pas duket sikur u bë çdo gjë e vështirë për ne, por arritëm që të ishim të freskët dhe të zotë për të ndryshuar rezultatin. Në fund është rezultati ai që ka rëndësi.

Të lidhura

None found

Goli erdhi në minutën e 90-të, por përpara se të përfundonte minutazhi dhe të mbyllej ndeshja. Kur gabojmë në rastet që kemi krijuar, është pak e vështirë për t’u shpjeguar. Kur mungon ndonjëherë ajo qartësia dhe vizibiliteti i ndeshjes, ndonjëherë kur është dëshira shumë e lartë për të shënuar gol, ai është edhe momenti kur mund të bësh gabim. Sa i përket statistikave, kemi bërë shumë prekje në zonën kundërshtare. Nuk e mbaj mend ekzaktësisht numrin. Fakti që ne marrim edhe goditje standarde dhe ndonjëherë arrijmë të shënojmë në këto raste, kjo tregon që krijojmë presion dhe jemi në zonën kundërshtare. Në momentin që arrijmë të fitojmë, edhe pse në minutat e fundit, vlen gjithsesi.

A mund të mbahet në stol Kristian Shpendi? Në fakt kemi shumë lojtarë të nivelit të lartë. Daku që luan me Spartakun e Moskës, Manaj i cili luan në Turqi dhe ka shënuar shumë gola. Është fat që të kesh shumë lojtarë në dispozicion dhe zgjedhjet janë ato që bëhen në varësi të lojtarëve dhe ndeshjeve që kemi”, u shpreh Maran.


Shtuar më 7.10.2026 11:03

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon