Nga admirues i vogël në bashkëlojtar, Julián Álvarez i dedikon fjalë emocionuese Lionel Messit

Sulmuesi i Atletico Madridit dhe i Kombëtares së Argjentinës, Julian Alvarez, ka reaguar pas paraqitjes së fundit të Lionel Messit me fanellën kombëtare, në fitoren 3-0 ndaj Beninit.

Të lidhura

None found

Futbollisti argjentinas i ka kushtuar një mesazh të veçantë Messit, duke rrëfyer rrugëtimin nga admirimi për të në fëmijëri deri te privilegji për të qenë bashkëlojtar me legjendën dhe për të ndarë me të momente të paharrueshme në fushë.

“Çfarë gëzimi ka qenë të ndaja fushën me ty dhe të përjetoja kaq shumë momente së bashku.

Në fillim të shihja me admirim si fëmijë, njësoj si miliona argjentinas që u rritën duke ëndërruar të bëheshin futbollistë falë teje. Më pas pata mundësinë të të takoja, të luaja përkrah teje dhe të përjetoja çaste që do t’i ruaj përgjithmonë në kujtesë.

Faleminderit për gjithçka që na ke dhënë, për mënyrën se si e ke përfaqësuar vendin tonë dhe për trashëgiminë që po na lë, një trashëgimi që shkon shumë përtej futbollit. Do të na mungosh shumë me fanellën bardhekaltër.

Për mua, do të jesh gjithmonë më i madhi. Faleminderit për gjithçka, Leo”, ka shkruar Alvarez.


sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobet