13 vite pas aksidentit, Travis Baker i rikthehet udhëtimeve me avion! (FOTO LAJM)

Travis Baker 13 vite pas aksidentit, ka udhëtuar sot për herë të parë me avion.

Bateristi i Blink-182 fluturoi nga Los Angeles drejt Meksikës, së bashku me të dashurën e tij, Kourtney Kardashian të shtunën raporton TMZ.

Në fotot e publikuara, Baker shihet duke zbritur nga avion privat i Kylie Jenner në Cabo.

Ylli 45-vjeçar nuk ka udhëtuar me mjet fluturues që nga viti 2008 kur  avioni i tij u rrëzua në Kaliforni.

Nga aksidenti tragjik mbetën të vdekur roja i tij i sigurisë Charles Still dhe ndihmësi i tij, Chris Baker, si dhe dy pilotët e avionit.

Ndrësa Barker u plagos rëndë, me djegie të shkallës së tretë në 65% të trupit të tij.

Në një intervistë në vitin 2015, ai zbuloi se qëndrimi për disa muaj në spital, operacionet e panumërta dhe transplantet e lëkurës, ndikuan në shëndetin e tij mendor dhe mendoi t’i jepte fund jetës.

Ndërsa shtoi se vizitat e dy fëmijëve të tij në spital e “nxorën përfundimisht nga ai vend i errët”./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 17:17

Tags: