Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, deklaroi në emisionin “Ora Shtatë” se ish-krerët e UÇK-së dhe Kosova kanë mundësi të mëdha për të fituar në procesin e Apelit në Hagë.
Të lidhura
None found
Sipas tij, në këtë fazë ekzistojnë fakte që mund t’i rrëzojnë pretendimet e Gjykatës Speciale. Haradinaj vlerësoi se, në aspektin juridik, gjasat për një rezultat pozitiv janë “shumë-shumë më të mëdha”.
Ai theksoi se për përballimin e kësaj beteje nevojiten investime të konsiderueshme, duke kërkuar që ato të mos trajtohen njësoj si mbështetjet e mëparshme.
“Për të fituar këtë betejë duhen investime shumë të mëdha. Jo investime si më parë qysh na tregofshin kemi dhënë kaq. Thjesht ta llogaritin që kemi edhe një autostradë për Kosovën. Autostradën e lirisë dhe autostradën jetësore që e mban gjallë Pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Haradinaj.
Gjatë intervistës, ai foli edhe për miratimin e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së re të vendit.
Haradinaj e konsideroi pozitive shmangien e zgjedhjeve të reja, duke thënë se Kosova arriti të mos përfshihej në një tjetër proces zgjedhor. Ai shtoi se kauza për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së ka nisur mbarë, ndërsa hapat e radhës mbeten betimi i deputetëve dhe zbatimi i zotimit të marrë një natë më parë.
