Begaj uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës: Shqipëria dhe Kosova do të ecin së bashku

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka përcjellë urimet e tij Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes së saj në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e urimit, Begaj vuri në pah lidhjen dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, si edhe synimin e përbashkët për të ardhmen evropiane.

“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë.

Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, thuhet në urimin e Begajt.


Shtuar më 7.10.2026 08:09