Shqipëria e ka përfunduar pjesën e parë me një avantazh të ngushtë ndaj San Marinos.
Të lidhura
None found
Kuqezinjtë kanë pasur kontrollin e lojës në “Air Albania”, por vetëm Kristjan Asllani ka mundur të shënojë.
Mesfushori realizoi një eurogol nga distanca, duke e lënë portierin kundërshtar të palëvizur dhe duke kaluar Shqipërinë në epërsi.
Rey Manaj pati disa raste për të shënuar, por nuk arriti t’i konkretizonte.
San Marino u shfaq rrezikshëm në minutat e fundit, megjithatë Mario Dajsinani i Egnatias reagoi me një pritje fantastike dhe i mohoi golin.
