Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur se zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës mund të realizohet gjatë ditës së sotme, nëse opozita tregon vullnet politik.
Të lidhura
None found
Qëndrimi i tij vjen në një kohë kur po qarkullojnë informacione se Kuvendi mund të mblidhet në seancë në orën 14:00.
I pyetur nëse pritet të thirret seanca, Bajqinovci u përgjigj: “Nëse ka vullnet opozita ta zgjedhë presidentin”.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për mbajtjen e seancës në orën 14:00.
Ndërkohë, PDK i ka kërkuar më herët kryeparlamentares Albulena Haxhiu që të caktojë një seancë urgjente për votimin, në lexim të dytë, të projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.
