Pas përplasjeve të një dite më parë mes protestuesve dhe policisë, autoritetet kanë shtuar praninë e forcave të rendit përreth institucioneve të Kosovës.
Të lidhura
None found
Që në orët e para të mëngjesit, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur para objektit të Kuvendit, të pajisur me mburoja dhe mjete të tjera për menaxhimin e turmave.
Protestuesit, të cilët qëndruan deri para mesnatës pranë Qeverisë së Kosovës, pritet të marshojnë drejt institucioneve.
Protesta zhvillohet për shkak të kërkesave për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara.
Pas natës së tensionuar, situata sot pritet të shoqërohet sërish me mobilizim të shtuar policor në zonat pranë institucioneve.
