Ditën e sotme, ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.
Karçanaj është nën hetim dhe akuzohet për vepra penale që lidhen me shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal.
Të lidhura
None found
Karçanaj ka qenë më herët nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por masa ndaj saj është zbutur dhe aktualisht është “detyrim për paraqitje”.
Paraqitja e saj në SPAK vjen në vijim të detyrimit për t’u paraqitur pranë organit të akuzës, ndërsa hetimet për çështjen e AKSHI-t vijojnë.
Ndaj Mirlinda Karçanaj janë ngritur akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
