Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se mbledhja e radhës do të mbahet në orën 10:00.
Të lidhura
None found
Takimi zhvillohet në një kohë kur afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon në mesnatë.
Në rast se deri atëherë nuk arrihet një zgjidhje për kreun e shtetit, Kosova do të hyjë në procesin e katërt zgjedhor brenda dy vjetësh.
Po ashtu, Platforma “Jo në emrin tim” ka njoftuar se në orën 12:00 do të organizojë një protestë popullore, përmes së cilës do të kërkohet miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.
