Gazetari Elton Qyno ka folur për hetimin e SPAK lidhur me çështjen “KAYO”, i cili nisi pas materialeve dhe deklaratave të bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Qyno tha se hetimi ndodhet ende në fazat e para dhe se prokurorët po mbledhin e krahasojnë të dhëna nga burime të ndryshme, përfshirë komunikimet elektronike dhe dokumentacionin e administruar gjatë kontrolleve.
Të lidhura
None found
Sipas gazetarit, në raste të tilla SPAK nis me kontrolle në banesa dhe zyra, ndërsa më pas verifikohen telefonat, e-mailet dhe komunikimet e gjetura. Këto të dhëna krahasohen me dokumentet zyrtare dhe kontratat e administruara gjatë hetimit.
“SPAK-u herë pas here e ka ndjekur në çështjet fillestare që unë e kam quajtur si strategjia blic sepse bën atë kontrollin e shpejtë të banesave e zyrave dhe pastaj të telefonave. Kryen edhe këqyrjen e e-maileve dhe pasi bën këto veprime, atëherë fillon dhe analizon të gjithë komunikimet. Njëkohësisht i krahason edhe me pjesën dokumentare, siç janë kontratat.
Sepse nëpër zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes, qoftë edhe në KAYO janë sekuestruar një sërë kontratësh që janë lidhur me privatët me qëllim për të kryer shërbime në dobi të KAYO-s.
Tani hetimi është në fazën fillestare dhe nuk mund të jepet një tablo e qartë, se kush janë përgjegjësit. AJo që dihet është që me një vendim gjykate është autorizuar prokuroria të bëjë sekuestrime. Emrat që u përmenden fillimisht në 7 shtator të këtij viti, u bënë objekt i hetimit të prokurorisë siç janë Rony Yeffet”, tha Qyno.
