Murrizi akuzon Ramën: Po harton Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur “krimet me kollare”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, deklaroi në emisionin “Prime News24” se projektligji i ri për Kodin e Procedurës Penale, i propozuar nga kryeministri Edi Rama, synon të mbrojë interesat personale të kreut të qeverisë dhe zyrtarët e korruptuar.

Sipas Murrizit, ndryshimet e propozuara parashikojnë heqjen e arrestit me burg për personat e përfshirë në atë që ai i cilësoi si “krime me kollare” në administratën shtetërore.

Të lidhura

None found

“Ky po i bën ndryshimet për veten e tij. Ambasadori që ka ardhur tani është i fortë. Rama po bën një kod procedure për veten e tij. Kodi ka burgun, masën më të fortë shtrënguese. Gjithë krimet e këtyre me kollare në shtet, ky do ta heqë fare arrestin me burg,” u shpreh Murrizi.

Duke iu referuar viteve të para të qeverisjes, ish-deputeti tha se qytetarët e zakonshëm përfundonin në burg për mospagimin e energjisë elektrike, për ndërtimin e një çatie apo edhe të një koteci, ndërsa tani po synohet lehtësimi i masave për zyrtarët.

Murrizi foli edhe për qëndrimin e institucioneve të drejtësisë, të cilat, sipas tij, kanë kundërshtuar këto iniciativa, por nuk kanë mundësi t’i ndalojnë në Kuvend për shkak se nuk disponojnë votat e nevojshme.

Ai tha se në këto kushte, vendimtare do të jetë ndërhyrja e partnerëve ndërkombëtarë, prej të cilëve pret një reagim të fortë për të penguar miratimin e projektligjit.

“Ky 4 vitet e para futi në burg njerëzit se nuk kishin paguar dritat, për një çati, për një kotec. Drejtësia ka reaguar kundër, por nuk kanë vota atje në Kuvend. Pres që ndërkombëtarët të reagojnë fort dhe ta ndalojnë që të mos e votojë atë ligj. Prokuroritë, SPAK, gjyqtarët nuk kanë vota në Parlament,” përfundoi Murrizi.


sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyaljojobet girişjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobetdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel giriş