Nagavci dënon situatën para Kuvendit: Protestat nuk duhet të cenojnë të drejtat e të tjerëve

Arbërie Nagavci, kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ndaj zhvillimeve gjatë protestave të mbajtura para Kuvendit të Kosovës. Ajo ka theksuar se liria e shprehjes dhe e drejta për të protestuar duhet të ushtrohen pa cenuar të drejtat e qytetarëve të tjerë.

Të lidhura

None found

Sipas Nagavcit, nuk është e lejueshme që dikush të bllokojë qarkullimin e qytetarëve apo të ndërmarrë sulme ndaj deputetëve.

Ajo ka deklaruar se si protestuesit, ashtu edhe personat që, sipas saj, po i nxisin tubimet, janë në dijeni se debati për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara duhej të ishte zhvilluar më herët.

“Ajo që po ndodh tani është e papranueshme. E drejta e protestës dhe liria e fjalës nuk mund të përdoren për të shkelur të drejtat e të tjerëve. Askush nuk mund t’ia mohojë tjetrit të drejtën për të lëvizur dhe për të folur, aq më pak të sulmojë deputetët. Jemi të vetëdijshëm, si ata që ndodhen jashtë, ashtu edhe një pjesë e atyre që po i nxisin protestat, se debati për përmbajtjen e këtij çështjeje duhej të ishte zhvilluar gjatë verës së vitit 20215, në gusht të vitit 2015, dhe jo në shtator të vitit 2026”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka shtuar se edhe në të kaluarën, edhe tani, vërehet një përpjekje për ta përshpejtuar procesin. Sipas saj, synimi aktual është që votimi të bëhet me ngut dhe nën presion, duke krijuar një klimë që mund të çojë në përshkallëzim të situatës.

“Në seancën e parë, kur u miratua projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ai kaloi pikërisht sepse kishte vullnet dhe nënshkrime nga deputetët e LVV”, është shprehur Nagavci.


Shtuar më 5.10.2026 21:19

sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyaljojobet girişjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahismeritkingdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel giriş