Një përplasje e rëndë është regjistruar rreth orës 19:20 të mbrëmjes së sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Pazari”, përgjatë segmentit Pajovë–Bishqem, sipas informacioneve paraprake nga vendi i aksidentit.
Të lidhura
None found
Si pasojë janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve, ndërsa një pasagjere raportohet se ndodhet në gjendje kritike.
Forcat e emergjencës dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Ndërkohë, po vijojnë verifikimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar gjendjen e personave të përfshirë.
