Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është përmbyllur pas më shumë se gjashtë orësh diskutime.
Të lidhura
None found
Pavarësisht përfundimit të saj, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës nuk janë larguar nga salla e Kuvendit.
Gjatë seancës së sotme, Kuvendi miratoi në lexim të parë, me 91 vota pro dhe asnjë votë kundër, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Po ashtu, deputetët dhanë miratimin edhe për disa projektligje të tjera.
