Shqipëria do të luajë nesër ndaj San Marinos, në kuadër të ndeshjes së raundit të katërt të Ligës së Kombeve. Përballja në stadiumin “Air Albania” është programuar të nisë në orën 20:45.
Të lidhura
None found
Mbrojtësi i skuadrës mike, Michele Cevoli, foli shkurtimisht për këtë takim dhe vlerësoi nivelin e Kombëtares shqiptare. Ai nënvizoi gjithashtu se San Marinoja duhet të jetë e kujdesshme ndaj rrezikut që mund të krijojnë sulmuesit kuqezi.
“Humbja me Finlandën do të ndikojë në ndeshjen tonë të radhës, pasi kundërshtarët tanë do të hyjnë në fushë të uritur për gola. Të gjithë e dinë se diferenca e golave në grup është një faktor që nuk mund të shpërfillet, ndaj duhet të tregojmë kujdes”, deklaroi Cevoli.
Bilanci i pesë përballjeve të fundit direkte është tërësisht në favor të Shqipërisë. Kuqezinjtë kanë regjistruar vetëm fitore, me 14 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
