Qytetarë të grumbulluar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës u kanë bërë thirrje deputetëve që ta miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Gjatë protestës janë hedhur disa mjete, ndërsa prania e protestuesve është shoqëruar edhe me tinguj sirenash.
Duke folur për Klan Kosovën, njëri prej pjesëmarrësve tha se procesi nuk duhet të zvarritet përmes asaj që ai e përshkroi si lojë “ping-pongu”.
“Po bëjmë lojë ping-pongu, s’kemi kohë për lojë ping-pongu”, deklaroi protestuesi.
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është miratuar në Kuvend në lexim të parë. Tash, protestuesit kërkojnë që ai të kalojë edhe në leximin e dytë.
