Debutimi i Csaba Laszlos në “Loro Boriçi”, Vllaznia përballë sfidës së fortë me Dinamon

Vllaznia do të luajë në shtëpi ndaj Dinamos, në stadiumin “Loro Boriçi”, në takimin e vlefshëm për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Kjo përballje shënon edhe debutimin e trajnerit të ri të shkodranëve, Csaba Laszlo.

Të lidhura

None found

Rumuno-hungarezi u prezantua zyrtarisht nga klubi pak ditë më parë, si zëvendësues i Edi Martinit. Laszlo vjen me një eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare dhe me disa vlerësime që e bëjnë një figurë të konsiderueshme për ta nxjerrë Vllazninë nga situata e vështirë.

Detyra e tij e parë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përballë do të ketë një Dinamo që në ndeshjet e fundit njeh vetëm fitore. Skuadra kryeqytetase renditet e treta me 12 pikë dhe, pas rikthimit të kampionatit në normalitet, duket e vendosur të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Për Laszlon, kjo ndeshje mund të rezultojë një fillim mes presionit dhe pritshmërive. Trajneri i ri duhet të fitojë besimin e tifozëve shkodranë, gjë që do të bëhej më e lehtë nëse arrin të mposhtë një Dinamo në formë të shkëlqyer. Megjithatë, skuadra e Ilir Dajës ka treguar qartë forcën e saj në sulm, duke realizuar 14 gola në 5 ndeshjet e fundit, ku përfshihet edhe miqësorja ndaj Otrantit të Ulqinit, e fituar 4-1.


Shtuar më 5.10.2026 13:09

sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyaldeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis