Protestuesit dëmtojnë zyrat e Kuvendit të Kosovës

Dritaret e zyrave të Kuvendit të Kosovës janë thyer pasi protestuesit goditën hapësirat e institucionit me mjete të forta.

Të lidhura

None found

Protesta u përshkallëzua edhe pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Protestuesit kapërcyen rrethojat e Kuvendit dhe u përpoqën të hynin në ndërtesë.

Gjatë zhvillimit të seancës plenare, pranë objektit të Kuvendit u përdorën edhe mjete piroteknike. Në rendin e ditës së seancës, pika e parë ishte Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u bëri apel protestuesve të mos cenojnë natyrën paqësore të tubimit që po mbahej para Parlamentit të Kosovës.

Nga godina e Kuvendit, Haxhiu deklaroi se e drejta për protestë parashikohet nga Kushtetuta dhe duhet respektuar. Ajo kërkoi gjithashtu qetësi pas miratimit në parim të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Zhurma e mjeteve piroteknike u shtua veçanërisht gjatë fjalimit të Arbërie Nagavcit, shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.


Shtuar më 5.10.2026 12:54

sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis