Armir Grima para sfidave me Uellsin: Besoj te vajzat, Shkodra do të na mbështesë maksimalisht

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur grumbullimin në Shkodër, aty ku po përgatitet për dy përballjet historike me Uellsin në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Sfida e parë do të zhvillohet më 9 tetor në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 13 tetor në transfertë.

Të lidhura

None found

Trajneri i Kombëtares, Armir Grima, ka dhënë një intervistë për fshf.org, ku ka folur për rëndësinë e këtyre takimeve, përkushtimin e lojtareve dhe atmosferën brenda grupit kuqezi.

Sipas Grimas, prania e Shqipërisë në këtë fazë përbën një moment historik dhe është fryt i punës së bërë ndër vite nga vajzat e Kombëtares.

“Këto janë dy ndeshje me rëndësi të jashtëzakonshme për ne. Po garojmë për objektiva madhorë, në një nivel ku dikur ndoshta nuk mendohej se Shqipëria mund të arrinte. Vajzat kanë punuar me pasion, dëshirë dhe këmbëngulje për të ardhur deri këtu. Objektivat që i kemi vendosur vetes janë të arritshme dhe tani kjo fazë është qershia mbi tortë. Duke parë mënyrën se si janë paraqitur në grumbullim, dëshirën dhe përkushtimin e tyre, besoj se mund të bëjmë gjëra të mira në të dyja ndeshjet. Kam shumë besim te vajzat, ndoshta edhe në mënyrë të veçantë te ky grup. Edhe pse mund të përballemi me probleme shëndetësore, dëmtime apo mungesa, duhet të kujtojmë se Arbenita nuk është grumbulluar për shkak të dëmtimit, ndërsa Klea nuk do të luajë në ndeshjen e parë për shkak të kartonëve. Megjithatë, besoj te grupi dhe jam i bindur se do të zhvillojmë ndeshje të mira për të justifikuar rrugëtimin deri në këtë pikë”, u shpreh Grima.

Përballë kuqezinjve do të jetë Uellsi, një kundërshtar me të cilin Shqipëria është ndeshur edhe më parë. Për trajnerin, çelësi i suksesit do të jetë qetësia dhe shmangia e presionit.

“Është një ekip që e njohim dhe e dimë potencialin e tij. Ndoshta përballja e radhës mund të jetë disi më e lehtë. Mendoj se presioni nuk është mbi ekipin tonë dhe po punojmë që vajzat të mos hyjnë në fushë me ngërç apo me detyrimin për të marrë patjetër një rezultat pozitiv. Natyrisht, ndeshjet janë të rëndësishme, por presioni i madh është te Uellsi, pasi ato janë mësuar të marrin pjesë rregullisht në kompeticionet kryesore të FIFA-s dhe UEFA-s. Ne do të përpiqemi të luajmë me nervat e kundërshtarit”, deklaroi ai.

Në prag të sfidës së parë, Armir Grima u ka drejtuar një apel tifozëve shkodranë dhe të gjithë mbështetësve të Kombëtares që të jenë pranë ekipit.

“Shkodra ka qenë gjithmonë një mbështetëse e madhe e jona dhe sa herë kemi luajtur këtu kemi pasur përkrahje maksimale nga tifozët. Këtë herë kemi edhe më shumë arsye për të kërkuar mbështetjen e tyre, sepse këto vajza kanë dhënë gjithçka për futbollin. Ato e meritojnë përkrahjen, pasi me pasionin dhe dëshirën e tyre kanë luftuar për të thyer shumë tabu. Kanë arritur në një pikë ku detyra jonë është t’i mbështesim për gjithçka që kanë dhënë, pa kërkuar apo marrë asnjëherë diçka më shumë. Të gjithë duhet të jemi pranë tyre që të arrijmë rezultatet historike për të cilat kemi nevojë. Besoj se në Shkodër do të ketë një mbështetje maksimale dhe se do t’i nderojmë vajzat, duke i nxjerrë faqebardha nga stadiumi”, tha Armir Grima.

Takimi i parë Shqipëri–Uells do të luhet më 9 tetor, në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Hyrja për tifozët do të jetë falas, ndërsa të dyja ndeshjet do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në FSHF TV.


sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyaldeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis