Vojvoda, Dellova dhe Krasniqi, të vetmit që luajtën çdo minutë për Kosovën në katër sfida

Kosova i ka mbyllur katër ndeshjet e para në Ligën e Kombeve me një bilanc prej një fitoreje ndaj Irlandës, dy barazimesh kundër Austrisë dhe Izraelit, si dhe një humbjeje në Vjenë përballë austriakëve.

Të lidhura

None found

Brenda vetëm 14 ditësh, “Dardanët” u përballën me një kalendar të ngjeshur, por në përgjithësi paraqitjet e tyre ishin solide. Ngarkesa e këtij ritmi u reflektua edhe në gjendjen fizike të futbollistëve.

Pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Irlandës, Kosova në takimin pasues në Vjenë u shfaq me më pak energji, si pasojë e forcës së shpenzuar në fitoren e arritur në Prishtinë.

Për këtë arsye, Franco Foda bëri tetë ndryshime në formacion për barazimin 0-0 me Izraelin, duke u dhënë mundësi lojtarëve kryesorë të pushonin. Kjo zgjedhje rezultoi e suksesshme, pasi Kosova u rikthye me një tjetër paraqitje shumë të mirë ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”, edhe pse nuk arriti të merrte pikët e plota.

Mes futbollistëve që nuk u lanë jashtë formacionit, nuk u ulën në stol dhe nuk e ndoqën ndeshjen nga tribunat, ishin Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi. Të tre mbetën titullarë të padiskutueshëm për trajnerin gjerman dhe luajtën çdo minutë në këto katër takime.

Secili prej tyre regjistroi më shumë se 360 minuta në fushë, duke dhënë maksimumin në përfaqësimin e Kosovës.

Përveç minutazhit të plotë, të tre patën edhe ndikim të rëndësishëm në rezultatet e ekipit. “SofaScore” i vlerësoi vazhdimisht me nota mbi 7.0, pra mbi mesataren.

Pas katër xhirove, Kosova renditet e dyta në Grupin B3 të Ligës B. Ajo ka tri pikë më pak se Austria, e cila tashmë shihet qartë si favorite për promovimin e drejtpërdrejtë në Ligën A, ndërsa është me pikë të barabarta me Irlandën. Izraeli ka grumbulluar dy pikë.

Dy ndeshjet e fundit të nëntorit, ndaj Izraelit dhe Irlandës, do të përcaktojnë përfundimisht fatin e këtij grupi. Synimi i Kosovës është vendi i dytë, pozicion që do t’i siguronte vendosjen në vazon e dytë në shortin për “Euro 2028”.

Përveç sigurimit të kësaj pozite në vazo, Kosova do të ketë edhe mundësinë të luftojë për ngjitjen në Ligën A. Për këtë, duhet të përballet me një nga ekipet që aktualisht renditen në vendin e tretë, ndërsa kundërshtari do të përcaktohet nga shorti.

Kosova do të luajë më 14 nëntor kundër Izraelit, ndërsa tre ditë më pas do të udhëtojë drejt Dublinit për përballjen me Irlandën.


sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis