Xaver Schlager nuk e fshehu pakënaqësinë pas barazimit 1-1 mes Austrisë dhe Kosovës, duke kritikuar thuajse çdo aspekt të ndeshjes.
Të lidhura
None found
Austria u largua me një pikë nga kjo përballje, rezultat që austriaku e konsideroi me fat.
Në deklaratën e dhënë për “ORF”, Schlager tha se kushtet e lojës e bënë sfidën jashtëzakonisht të vështirë.
“Sipas meje, kjo ndeshje ishte pranë kufirit të së pranueshmes. Loja direkte ishte praktikisht e pamundur, pasi topi kërcente në çdo moment dhe kjo nuk kishte më lidhje me futbollin”.
“Gjithçka konsistonte në largimin e topit përpara, luftën për të dhe shpresën se gjyqtari do të jepte ndonjë goditje dënimi. Më vjen keq për të gjithë ata që e ndoqën ndeshjen, sepse ishte e tmerrshme”.
Lojtari i Nottingham Forestit u ndal edhe te ngarkesa e kalendarit. “Kjo ishte ndeshja e katërt në harkun e dy javëve, diçka e çmendur. Në të njëjtën kohë të kërkojnë të menaxhosh energjitë dhe të qarkullosh topin, ndërsa luan në një fushë ku nuk mund të luash. Çfarë duhet të them? Më mirë të rrija në shtëpi dhe të merresha me diçka më të dobishme”.
Kritikat e Schlager u shtrinë edhe te sistemi VAR. “Ndoshta VAR-i as nuk ka funksionuar. Gjatë ndeshjes dikush më goditi dhe, edhe nëse ishte një gabim, pikërisht për situata të tilla shërben VAR-i. E rëndësishme është se ndeshjet vazhdojnë njëra pas tjetrës, por ne ndihemi keq”.
