Marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës vijoi edhe në ditën e 127-të të protestave kundër qeverisë, nën thirrjet “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”.
Protestuesit deklaruan se janë të vendosur të mos e ndërpresin qëndresën, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj mënyrës së qeverisjes së vendit.
Të lidhura
None found
Gjatë tubimit, thirrjet iu drejtuan veçanërisht studentëve, të cilët u ftuan t’i bashkohen protestës. Organizatorët njoftuan se aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.
Një prej kërkesave të protestuesve është edhe krijimi i një qeverie teknike. Ata thanë se do ta vazhdojnë aksionin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
