Toyota, Honda, Mazda, Suzuki dhe Mitsubishi kanë bashkuar përkohësisht forcat për të shqyrtuar standardet e cilësisë dhe mundësitë për reduktimin e kostove të prodhimit.
Të lidhura
None found
Takimi u mbajt në fabrikën e Toyota-s në Tahara, ku morën pjesë më shumë se 100 profesionistë.
Një nga temat kryesore ishte shmangia e shpenzimeve të panevojshme për pjesë me të meta të vogla në pamje, të cilat nuk ndikojnë në funksionimin e tyre.
Programi Smart Standard Activity (SSA), i iniciuar nga Toyota, po shtrihet tashmë në industrinë japoneze.
Edhe pse kompanitë vijojnë të konkurrojnë mes tyre, ato po gjejnë hapësira bashkëpunimi në sektorë që nuk lidhen drejtpërdrejt me konkurrencën, përfshirë proceset e prodhimit dhe garantimin e cilësisë.
Përmes kësaj qasjeje, Toyota synon t’i ndihmojë industrisë japoneze të ulë shpenzimet dhe të përballojë më lehtë konkurrencën gjithnjë në rritje nga prodhuesit kinezë. /Telegrafi/
