Vr*sjet e vëllezërve Haklaj/ SPAK pezullon hetimet, motra e tyre bën ankimim në GJKKO

SPAK ka pezulluar kallëzimin e Aishe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Haklaj: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli. Vendimi i SPAK-ut u është komunikuar Aishe dhe Muharrem Haklajt përmes avokatit të tyre rreth 15 ditë më parë.

Pas vendimit, ata kanë paraqitur ankim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke kërkuar vijimin e hetimeve për çështjen. Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila do të vendosë nëse hetimet do të vijojnë apo do të mbetet në fuqi vendimi për pezullimin e kallëzimit.

Të lidhura

None found

Në prill të vitit 2023, Aishe Haklaj e cila u kthye nga Suedia pas disa vitesh, u mor në pyetje për rreth 12 orë nga prokurorët e SPAK-ut, në cilësinë e kallëzueses. Në dëshminë e saj, Haklaj akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe 14 persona të tjerë për përfshirje në vrasjet e katër vëllezërve të saj. Ngjarje kjo e ndodhur në Tropojë gjatë periudhës 1997–1999.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK, ndaj Berishës dhe personave të tjerë ngrihen pretendime për vrasje me paramendim, krijim dhe pjesëmarrje në bandë të armatosur e organizatë kriminale, kryerje të veprave penale në kuadër të tyre, si dhe akte terroriste.

Pas kallëzimit të depozituar në vitin 2022 dhe pas një sërë veprimesh hetimore, prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini ka vendosur pezullimin e hetimeve. Materialet e çështjes do t’i dërgohen Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse. Kjo me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe sigurimin e provave të nevojshme.

Si nisi seriali i vrasjeve mes meshkujve, që detyroi ‘çikën’ të merrte hak për vëllezërit?

Vrasja e parë ka ndodhur më 16 qershor të vitit 1997 në dalje të urës së Milotit, ku viktima është Sokol Haklaj, ndihmë gjyqtar në rrethin e Skraparit, vëllai i parë i Haklajve. Këtu nisi e gjithë historia. Për ta shtuar numrin e gjakut të derdhur nga Haklajt në 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, njëri prej djemve të familjes. Vëllai i tij i madh Fatmiri premtoi hakmarrje duke dorëzuar edhe uniformën e Policisë. Në shtator të 1998 në qendër të Tiranës, Fatmiri vrau në një pritë deputetin e PD-së, Azem Hajdarin. Që prej vrasjes, Fatmiri nisi një konflikt edhe mes palëve politike lidhur me ‘porositësin’ e vrasësit të Azemit. Në 4 gusht 1999 vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërrnaja, plagoset rëndë Fatmir Haklaj.

Shpëtoi për t’u vrarë në 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Në 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi i Ylli Haklajt, me anë të një snajperi, Vrasja e fundit e njerëzve të familjes Haklaj daton më 8 maj të vitit 2002 pranë spitalit të Bajram Currit ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çela. Këtu hyri në skenë edhe ‘gjakmarrësja’ e fundit nga radhët e Haklajve, Zylfia. Në vitin 2002, ajo vrau në mes të ditës në Tropojë Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin.


Shtuar më 4.10.2026 20:02

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişholiganbetsekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis