Shqipëria pësoi humbje 2-1 ndaj Finlandës në stadiumin e Helsinkit, në takimin e vlefshëm për raundin e tretë të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të sfidës, Ernest Muçi u shpreh se skuadra mbeti e zhgënjyer pas golit të pësuar dhe kartonit të kuq, por vlerësoi reagimin e ekipit gjatë ndeshjes.
“Sigurisht që ishim të zhgënjyer kur pësuam golin dhe morëm kartonin e kuq. Megjithatë, mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë dhe jam krenar për mënyrën se si reagoi ekipi pas golit”, tha Muçi.
Futbollisti theksoi se gara për vendin e parë mbetet e hapur. Sipas tij, Shqipëria fillimisht do të përballet me San Marinon, ndërsa në nëntor do të ketë dy sfida ndaj Bjellorusisë dhe Finlandës.
“Jemi ende në garë për vendin e parë dhe përpara na presin shumë ndeshje të rëndësishme. Sa i përket rivalit direkt, nëse do të ishim 11 kundër 11 në fushë, rezultati do të ishte ndryshe. Në Tiranë do të luhet një ndeshje tjetër”, u shpreh Muçi.
