Autoritetet amerikane kanë vënë në lëvizje një operacion të gjerë ajror dhe detar, pasi një avion mjekësor me gjashtë persona në bord nuk është më i lokalizueshëm në brigjet e Nantucket.
Të lidhura
None found
Avioni i tipit “Gulfstream G100” u nis nga aeroporti ndërkombëtar L.F. Wade në Bermuda drejt Boston Logan në orën 00:41 të së shtunës. Pak përpara mbërritjes së parashikuar në Boston, në orën 01:25, u ndërpre komunikimi me Administratën Federale të Aviacionit (FAA).
Në bordin e avionit ndodheshin katër pjesëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë, sipas të dhënave të autoriteteve.
Informacioni i publikuar nga “FlightAware” tregon se avioni humbi lartësi me shpejtësi gjatë një periudhe prej tre minutash, duke nisur rreth orës 01:04. Gjurmimi i fundit i radarit u regjistrua rreth orës 01:23, vetëm pak minuta para orarit të pritshëm të uljes në Boston.
FAA dha njoftimin për nisjen e kërkim-shpëtimit rreth orës 01:20 dhe po bashkëpunon për operacionin me Qendrën e Koordinimit të Shpëtimit dhe Gardën Bregdetare amerikane.
Roja Bregdetare u informua rreth orës 02:00 dhe dërgoi disa mjete për të kontrolluar zonën.
Dy avionë të saj, HC-144 dhe MH-60, po zhvillojnë kërkime në jug të Nantucket. Në aksion janë angazhuar edhe një varkë shpëtimi dhe një anije patrulluese e Gardës Bregdetare.
Deri në këtë moment, autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kanë gjetur avionin apo ndonjë mbetje të tij. Një zëdhënës i Massport, institucioni që administron aeroportin Logan, shprehu shqetësimin për personat në bord dhe familjarët e tyre.
“Mendimet tona janë me ata që ndodhen në bord dhe të dashurit e tyre, ndërsa kërkimi vazhdon”, deklaroi zëdhënësi.
