Bajraktari: Afati 72-orësh mund të kapërcehet me 2/3 e votave, vendimi për presidentin deri më 6 tetor është vendimtar

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili u miratua mbrëmë nga Qeveria e Kosovës, mund të kalojë në Kuvend dhe të miratohet brenda një kohe më të shkurtër se afatet e zakonshme, nëse sigurohet vullneti politik për përshpejtimin e procedurave.

Të lidhura

None found

Kështu deklaroi avokati Ardian Bajraktari në një prononcim për Kosovapress, ku shpjegoi hapat që duhet të ndiqen pas vendimit të Qeverisë, si dhe mundësinë e shmangies së afatit 72-orësh ndërmjet shqyrtimeve parlamentare.

Bajraktari tha se koha në dispozicion deri më 6 tetor është e kufizuar, pasi nëse deri atëherë nuk zgjidhet presidenti, Kuvendi shpërndahet. Sipas tij, procedura varet nga vullneti politik dhe, nëse ai ekziston, mund të merren vendime për përjashtim nga afatet e rregullta procedurale, gjë që ka ndodhur edhe në raste të tjera.

Pas marrjes së mendimit nga Qeveria, projektligji duhet t’i kalojë Komisionit për Legjislacion, i cili e shqyrton dhe më pas i përcjell rekomandimet për vendimmarrje në seancën plenare.

Avokati vlerësoi se, pa një vendim të posaçëm për shmangien e afateve, koha e mbetur deri më 6 tetor nuk mjafton për përfundimin e të gjithë procedurës dhe miratimin e nismës.

Bajraktari sqaroi se Komisioni për Legjislacion, si komision funksional, duhet të ngarkohet fillimisht me shqyrtimin e projektligjit. Në varësi të vendimit të tij, rekomandimi për miratim ose jo i dërgohet seancës plenare. Ai theksoi se vetëm shkurtimi i afateve do ta bënte të mundur përfundimin e procesit brenda periudhës së mbetur deri më 6 tetor; në të kundërt, rregullat e Kuvendit e pamundësojnë një gjë të tillë.

I pyetur për pasojat juridike nëse projektligji do të hidhej në votim në lexim të dytë pa përfunduar 72 orët, Bajraktari tha se paraprakisht duhet të merret një vendim për shmangien e afateve procedurale.

Sipas tij, një vendim i tillë miratohet me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve që marrin pjesë dhe votojnë. Nëse merret ky vendim, atëherë procedura konsiderohet në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës, veçanërisht duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes.

Bajraktari nënvizoi se afati 72-orësh mund të kapërcehet vetëm përmes një vendimi të Kuvendit, të miratuar në seancë plenare, për shmangie nga dispozitat përkatëse të Rregullores së Punës.

Nëse Kuvendi vendos për përjashtimin nga këto afate, procedura mund të vijojë pa pengesa. Përndryshe, afatet e përcaktuara në Rregullore duhet të zbatohen si rregull.

Avokati shtoi se rëndësia e projektligjit dhe çështjet që lidhen me të mund të përdoren si bazë për arsyetimin e një vendimi që shmang afatet e zakonshme procedurale.


Shtuar më 3.10.2026 16:21

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet