Franco Foda: Kosova është gati për përballjen me Austrinë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, u shpreh optimist në konferencën për shtyp para ndeshjes me Austrinë, duke nënvizuar progresin e ekipit dhe rëndësinë e një paraqitjeje intensive.

Të lidhura

None found

Ai kujtoi vështirësitë e hasura në sfidën e mëparshme kundër Austrisë, por theksoi se Kosova ka bërë hapa përpara në mbrojtje, gjë që u pa edhe në ndeshjen ndaj Izraelit.

“Në ndeshjen ndaj Austrisë kemi pasur disa probleme, veçanërisht në mbrojtje. Megjithatë, kundër Izraelit treguam se dimë të përmirësohemi. Tashmë e kemi analizuar me kujdes atë ndeshje”, deklaroi Foda.

Sipas trajnerit, skuadra kosovare e ka përgatitur planin për takimin me Austrinë, ku vëmendje e veçantë do t’u kushtohet ritmit të lojës dhe kalimeve nga njëra fazë në tjetrën.

“Jemi të përgatitur për Austrinë. E dimë se na pret një ndeshje intensive dhe duhet të jemi të kujdesshëm gjatë tranzicionit nga sulmi në mbrojtje dhe anasjelltas. Kujdesi duhet të jetë i pranishëm në çdo fazë të lojës. Jemi vendas dhe e kemi publikun në krah, çka do të na japë energji shtesë”, u shpreh ai.

Duke folur për formacionin, Foda sqaroi se vendimet për ndryshimet merren vetëm pasi të analizohet çdo ndeshje. Ai shtoi se dëmtimet e disa lojtarëve ndikuan në përbërjen e ekipit në përballjen me Izraelin.

“Pas çdo ndeshjeje bëjmë analizën dhe më pas marrim vendimet. Nga analiza e ndeshjes në Izrael kuptuam se mund të stabilizohemi në mbrojtje. Disa lojtarë kishin lëndime, ndaj u detyruam të bënim ndryshime. Edhe ndaj Austrisë na nevojitet më shumë energji e pasion dhe mund të ketë sërish disa ndryshime”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet