Shqipëria përballet në Helsinki me Finlandën në një ndeshje të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kërkojnë të vijojnë ecurinë pas dy fitoreve në dy takimet e para të këtij edicioni.
Të lidhura
None found
Formacionet zyrtare janë publikuar dhe përzgjedhësi Rolando Maran ka zgjedhur skemën 4-3-3 për 90 minutat e kësaj përballjeje. Etrit Berisha do të jetë në portë, me Elseid Hysajn, Ardian Ismajlin, Berat Gjimshitin dhe Mario Mitajn në mbrojtje.
Mesfusha e Shqipërisë përbëhet nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Stavro Pilios. Në sulm, Rei Manaj luan në qendër, ndërsa Ernest Muçi dhe Arbër Hoxha vendosen në krahë.
Me skemën 4-3-3 do të luajë edhe Finlanda. Lukas Hradecky është në portë, ndërsa Juho Lahteenmaki, Tony Miettinen, Samuli Miettinen dhe Adam Stahl formojnë mbrojtjen. Leo Ëalta, Adam Marhiev dhe Kaan Kairinen janë në mesfushë; Daniel Hakans, Joel Pohjanpalo dhe Adrian Svanbäck përbëjnë treshen e sulmit.
