Rangnick synon tri pikët në Prishtinë: Austria kërkon fitoren ndaj Kosovës

Austria do të zbresë në fushë me objektivin e qartë për ta mposhtur Kosovën dhe për të marrë tri pikët në ndeshjen e katërt të grupit në Ligën e Kombeve, ka deklaruar trajneri Ralf Rangnick.

Të lidhura

None found

Gjatë konferencës për media para sfidës së së dielës, e cila zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, tekniku austriak foli për pritshmëritë e ekipit të tij dhe vështirësitë që mund të sjellë përballja në Prishtinë.

Rangnick kërkoi përqendrim dhe durim nga futbollistët e tij, duke nënvizuar se Austria nuk dëshiron të largohet nga kryeqyteti i Kosovës pa marrë pikë.

Ai tha se skuadra duhet të ruajë qetësinë deri në fund të takimit, edhe nëse rezultati mbetet i barabartë, ndërsa shtoi se do ta analizojë sërish ndeshjen e parë përpara përballjes së radhës.

Trajneri i Austrisë e bëri të qartë se synimi kryesor mbetet fitorja, të njëjtin objektiv që ekipi e kishte edhe në ndeshjen ndaj Irlandës.

“Sigurisht, nuk duam të humbim në Prishtinë. Megjithatë, synojmë t’i fitojmë tri pikët, ashtu siç kërkonim edhe në Irlandë. Atje luajtëm me të gjitha forcat në pjesën e dytë dhe arritëm të marrim një pikë”, deklaroi Rangnick.

Sa i përket përbërjes së ekipit, tekniku austriak konfirmoi se pothuajse të gjithë lojtarët janë në dispozicion. I vetmi futbollist që mbetet në dyshim është Carney Chukëuemeka.

Takimi në Prishtinë pritet të jetë një provë e rëndësishme për të dyja përfaqësueset. Austria kërkon suksesin e plotë, ndërsa Kosova do të tentojë ta shfrytëzojë avantazhin e fushës për t’u rikthyer te tri pikët.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet